Kronikë

Ekstradohet nga Anglia vrasësi nga Burreli që paraqitej si gjakovar

Avni Metra, autori i vrasjes së dy vëllezërve në 1997, dhe që një vit më parë ishte në qendër të vëmendjes së mediave britanike, është ekstraduar nga Interpol Manchester drejt Shqipërisë.

53-vjeçari nga Burreli është dënuar me 25 vjet burgim për vrasjen e dyfishtë, teksa prej 1998 kishte ikur në Angli me identitet të rremë si Avdul Mekra nga Gjakova. Gjykata e Tiranës e ka dënuar më 12 shkurt të 2001 për vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim.

Ai iu dorëzua patrullës së Policisë së Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Metra u vu në qendër të medias britanike, pasi dhe bashkëshortja e tij e akuzonte për dhunë sistematike, duke e quajtur edhe ‘psikopat’.