Kronikë

Durrësi “sfidon” Vlorën, digjen dy makina gjatë natës

Dy automjete në lagjen nr. 4 në Durrës janë djegur rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm. Mësohet se njëri prej mjeteve i përket shtetasit Bedri Dervishi, i cili pretendon se zjarrëvënia është e qëllimshme.

Ndërkohë mjeti tjetër që është djegur është një automjet tip Golf, i cili ka qenë i parkuar aty pranë. Policia njofton se ky mjet ishte në pronësi të shtetasit H.H., 64 vjeç, banues në lagjen ku ndodhi dhe ngjarja.

Forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë djegien e automjeteve.