Kronikë

Kapen tre persona që tentuan të vidhnin në katedralen “Shën Tereza”

Rreth orës 16:45 disa persona dyshohet se kanë tentuar të kryejnë vjedhje në katedralen “Shën Tereza” në Prishtinë.

Raportohet se Policia tashmë të tre meshkujt, romë, ka shoqëruar në ambientet policore dhe procedurat lidhur me rastin janë në proces.

“Pas realizimit të procedurave të nevojshme nga kompetentet do ndërmerren edhe vendimet lidhur me rastin dhe do të njoftoheni me kohë”, thuhet në prononcimin e Policisë për KSP.

Policia deklaron se personat tentuan të kryejnë vjedhje në Katedrale por që u ndaluan nga personat përgjegjës.