Kronikë

Gënjen policët që i janë vjedhur para, arrestohet

Foto: Koha / ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Mitrovicë pasi kishte deklaruar rrejshëm se nga vetura e tij i ishte vjedhur një çantë krahu me një shumë të konsiderueshme të parave.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës, thuhet se si rezultat i veprimeve të ndërmarra operativo-hetimore nga hetuesit policorë, duke u bazuar në prova materiale kanë arritur të vërtetojnë se rasti i raportuar më parë nuk ka elemente të veprës penale vjedhje, por që vetë ankuesi tanimë i dyshuar ka deklaruar rrejshëm, ndërsa shuma e parave të deklaruara si të vjedhura janë sekuestruar nga i dyshuari.

I dyshuari i arrestuar është V. S., 26-vjeçar, shtetas i Republikës i Kosovës, i cili pas procedurave intervistuese me vendim të prokurorit të dyshuarit i është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë.