Kronikë

Në Vushtrri arrestohen katër persona të dyshuar për vjedhje

Foto: Koha / ilustrim

Policia e Kosovës, të dielën ka arrestuar katër persona të dyshuar për veprën penale “vjedhje”.

Sipas njoftimit, arrestimi i katër personave të dyshuar është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe prova të siguruara për kryerje të veprës penale “vjedhje”. Cak i kësaj vjedhje ishte një vendpunishte, ku të dyshuarit kishin vjedhur pjesë të eskavatorit dhe vegla tjera të punës, transmeton Koha.net.

Policia ka njoftuar se në cilësi të provave materiale nga të dyshuarit janë sekuestruar gjërat e vjedhura të cilat pas procedurave i janë kthyer pronarit.

Ndërsa pas procedurave të nevojshme intervistuese, nga ana e prokurorit të rastit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.