Kronikë

Arrestohen tre të dyshuar për rrëmbim në Mitrovicë

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se janë arrestuar tre shqiptarë në Mitrovicë të dyshuar për rrëmbim.

Në raportin 24 orësh të Policisë thuhet se rasti ka ndodhur më 8 mars në ora 17:31, transmeton Koha.net.

“Lidhur me rastin pas zhvillimit të hetimeve janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale të cekur më lart”, thotë PK.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.