Kronikë

Arrestohet një burrë në Deçan për dhunë sistematike ndaj bashkëshortes

Foto: Koha / ilustrim

Më 26 mars është arrestuar një burrë në Deçan me dyshimin se në vazhdimësi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortës së tij.

Policia bën të ditur se viktima është dërguar në vend të sigurt, transmeton Koha.net.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër K/Shqiptare. Pas intervistimit viktima është dërguar në vend të sigurt”, thotë PK.

PK shton se me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.