Kronikë

Plagoset një burrë në Prishtinë, arrestohet një i dyshuar

Foto: Koha

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se në orën 23:43 në Prishtinë ka pasur të shtëna me armë zjarri më 26 mars me ç’rast është lënduar një person.

Në lidhje me këtë rast është arrestuar një person, transmeton Koha.net.

“Raportohet se në lokacionin e përmendur ka pasur të shtëna me armë zjarri. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë hasur të lënduar të dyshuarin mashkull K/Shqiptar nga i cili është konfiskuar një armë automatike AK-47. I lënduari është dërguar në QKUK dhe mbetet në tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull K/Shqiptar i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thotë PK.

Policia shton se si të dyshuar janë edhe dy persona të tjerë të cilët gjenden në arrati.