Kronikë

Arrestohen dy persona të dyshuar për “lëndim të lehtë trupor” dhe “armëmbajtje pa leje”

Foto: Koha / ilustrim

Në Stacionin Policor në Vushtrri është raportuar dhe është iniciuar një rast me elemente të veprës penale ‘lëndim i lehtë trupor’. Sipas deklarimit të ankuesit/viktimës, bëhet e ditur se ai ishte sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar meshkuj shqiptarë dhe si pasojë e lëndimeve viktima ka kërkuar tretman mjekësor.

Policia ka identifikuar dhe ka arrestuar dy persona të dyshuar:

Sh. 42 vjeç shtetas i Republikës së Kosovës

Sh. 22 vjeç shtetas i Republikës së Kosovës

“Nga të dhënat e para hetimore janë ngritur dyshimet se dy të dyshuarit si shkak i një mosmarrëveshje për çështje pronësore, kanë sulmuar viktimën mashkull shqiptar. Lidhur me rastin janë ndërmarrë edhe veprime të zgjeruara hetimore, ku është bërë bastisja e shtëpive të të dyshuarve, me ç’rast si rezultat i bastisjes është gjetur dhe është konfiskuar një armë e llojit pistoletë.Të gjitha veprimet policore, si dhe provat materiale i janë paraqitur prokurorit të rastit. Rasti është iniciuar dhe është hetuar si vepër penale ‘lëndim i lehtë trupor’ dhe ‘armëmbajtje pa leje ’”, thuhet në raport.

Pas procedurave intervistuese nga ana e prokurorit të rastit dy të dyshuarit janë liruar për procedurë të rregullt.