Dy vjet burgim pasi kultivonte bimë narkotike në një mal në Shtime Foto: Ilustrim

Dy vjet burgim pasi kultivonte bimë narkotike në një mal në Shtime

27 March 2019 11:38

Gjykata Themelore në Ferizaj - Departamentit për Krime të Rënda, sot më 27 mars 2019, shpalli aktgjykim dënues ndaj të pandehurit A.B i cili sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelorë në Ferizaj, akuzohet se ka kryer veprën penale kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit nga neni 278 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Trupi Gjykues i kryesuar nga gjyqtari Bashkim Hyseni, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor, pranimit të fajësisë nga i pandehuri për veprën penale të ngarkuar sipas aktakuzës, të pandehurin e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej dy (2) vjet, ndërsa bimët e kanabisit të mbjella konfiskohen konform nenit 278 paragrafi 2 të KPPRK-së”, thuhet në njoftim.

I pandehuri A.B, akuzohet se në shtator të vitit 2017, në Komunën Shtime, në një mal ka kultivuar bimë narkotike të llojit marihuanë, në atë mënyrë që i njëjti kishte mbjellë 102 bimë narkotike, 25 bimë kanë qenë të njoma, kurse 77 bimë të thata – të përgatitura për shitje apo shpërndarje, të cilat pas kontrollit nga ane e Policisë janë konfiskuar.

“Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt”, thuhet në fund të njoftimit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme