Arrestohet e më pas lirohet një 23 vjeçar në Mitrovicë, kanosi një person Foto: Ilustrim

Arrestohet e më pas lirohet një 23 vjeçar në Mitrovicë, kanosi një person

27 March 2019 09:50

Një rast me elemente të veprës penale ‘kanosje’ është raportuar me datën 26 mars 2019 në Stacionin Policor në Mitrovicë.

Policia nga rajoni i Mitrovicës, përmes një komunikate për media, njofton se sipas informacionit fillestar të pranuar nga ankuesi, thuhej se ishte kanosur nga një person i dyshuar i cili më pas ka ikur me veturë në drejtim të panjohur për ankuesin.

“Mbi bazën e të dhënave dhe të përshkrimit të veturës së të dyshuarit njësitet policore janë vënë në kërkim, ku kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin B. H., 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhet në raport.

Tutje, Policia thotë se të gjitha veprimet e ndërmarra policore i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku është sugjeruar që rasti të iniciohet dhe të hetohet si vepër penale ‘kanosje’.

“Pas procedurave intervistuese, me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar për procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme