Mitrovicë, aktakuzë kontabilistit për përvetësim të 273 mijë eurove në firmën ku punonte Foto: Koha / ilustrim

Mitrovicë, aktakuzë kontabilistit për përvetësim të 273 mijë eurove në firmën ku punonte

26 March 2019 14:06

Prokuroria Themelore në Mitrovicë - Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, kundër të pandehurit S.D, në drejtim të veprës penale “Përvetësim në detyrë”.

Prokuroria njofton se i pandehuri S.D., në periudhën kohore 01.01.2005 e gjer më 31.12.2015, në cilësinë e shefit të kontabilitetit në firmën ku punonte, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, “ka përvetësuar të hollat që i janë besuar në bazë të detyrës, në atë mënyrë duke mos regjistruar në evidencat e kontabilitetit kthimin e akontacioneve (paradhënieve të punëtorëve), duke tërhequr para të gatshme nga banka dhe të njëjtat duke mos i regjistruar fare në evidencën e kontabilitetit, duke mos dorëzuar pazarin ditor në llogarinë bankare të kompanisë, e duke mos i regjistruar në evidencat e kontabilitetit paratë e kthyera nga personat që kishin huazuar para nga kompania, duke përvetësuar kështu shumën prej 273.107.39 euro”.

Me këto veprime, i pandehuri ka kryer veprën penale “Përvetësim në detyrë”.

Prokurori i Shtetit i ka propozuar Gjykatës Themelore në Mitrovicë që të pandehurin ta shpallë fajtorë për veprat e kryera penale dhe ta dënojë sipas ligjit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme