Kronikë

Dy shtetas të Maqedonisë e një i Serbisë ndalohen për hyrje ilegale në Kosovë

Foto: Koha

Dy shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe një i Serbisë janë ndaluar nga autoritetet kosovare të hënën për dyshimin se kanë hyrë ilegalisht në Kosovë.

Dy shqiptarët e Maqedonisë janë ndaluar në Han të Elezit. Me vendim të prokurorit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt dhe të dyshuarit janë deportuar në pikën kufitare të Bllacës.

Në anën tjetër, një serb është ndaluar në fshatin Korminjan nën dyshimin se ka kaluar ilegalisht kufirin. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.