Në rajonin e Gjilanit mbyllen dy ordinanca private për “ushtrim të kundërligjshëm i veprimtarive mjekësore dhe farmaceutike” Foto ilustrim

Në rajonin e Gjilanit mbyllen dy ordinanca private për “ushtrim të kundërligjshëm i veprimtarive mjekësore dhe farmaceutike”

25 March 2019 18:48

Policia e Kosovës njofton se Drejtoria për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit me njësitet relevante të saj, në kuadër të implementimit të planit operativ të koduar me emrin “Ordinanca” me datë 22.03.2019, sipas urdhrit të gjykatës kompetente kishin kontrolluar katër ordinanca private.

Ato, siç bëhet me dije në njoftim, ofronin shërbime shëndetësore në rajonin e Gjilanit dhe gjatë operacionit një person ishte arrestuar si dhe ishin konfiskuar dëshmi relevante për procedura të mëtejme.

Policia në bashkëpunim me inspektorët e autoriteteve kompetente ka vazhduar me veprimet e tyre dhe deri në këtë fazë, sot me 25.03.2019, dy ordinanca janë mbyllur për “ushtrim të kundërligjshëm i veprimtarive mjekësore dhe farmaceutike”

Policia e Kosovës është duke kryer hetime të mëtejme lidhur me rastet dhe në bashkëpunim me autoritetet janë të përkushtuara në zbatimin e ligjit dhe funksionimin e plotë të procedurave ligjore sipas ligjeve të aplikueshme në vend.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme