Kronikë

Kërkohet një muaj paraburgim për të dyshuarin për zjarrvënie të qëllimshme në Gjilan

Descriptive Text

Prokuroria Themelore në Gjilan ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit A.M. për zjarrvënie.

Sipas njoftimit, ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuari më 17 mars 2019 në fshatin Sllakovc i Epërm me qëllim ia kishte vënë zjarrin shtëpisë të të dëmtuarit Z.M. që gjendjen në Gjermani, por që e kishte lejuar të dëmtuarin I.M. të vendoste ushqimin e bagëtisë në të. I dyshuari kishte ndezur ushqimin e bagëtisë dhe nga zjarri i shkaktuar është djegur edhe shtëpia, ku të dëmtuarit Z.M. i është shkaktuar dëm material në vlerë 14 mijë euro, ndërsa të dëmtuarit tjetër I.M. dëm 800 euro.

I dyshuari këto veprime i kishte ndërmarrë, për shkak të raporteve jo të mira me të dëmtuarin I.M., sipas prokurorisë.

A.M. ishte arrestuar dhe ishte ndaluar për 48 orë.