Vë në qarkullim barëra me afat të skaduar, i ngritët aktakuzë Foto: Driton Paçarada / Koha

Vë në qarkullim barëra me afat të skaduar, i ngritët aktakuzë

25 March 2019 15:04

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti i Përgjithshëm, ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit B.K., pasi që vuri në qarkullim barëra të dëmshme mjekësore.

Sipas aktakuzës, i pandehuri, më 22 shkurt 2019, në barnatoren ‘’Greta Pharm’’, në komunën e Kamenicës, ka shpërndarë produkte të dëmshme mjekësore, në atë mënyrë që gjatë kontrollimit nga Inspektorati Farmaceutik i Ministrisë së Shëndetësisë, u konstatua se i pandehuri ka vënë në qarkullim një sasi të konsiderueshme të barërave pas datës së skadimit dhe pa banderola, të cilat janë të dëmshme për shëndet.

Në njoftim thuhet se i pandehuri, në mënyrë të kundërligjshme ka ushtruar veprimtarinë farmaceutike, ashtu që pa kualifikim adekuat profesional, ka ofruar shërbime farmaceutike, edhe përkundër faktit që me profesion ishte ekonomist.

“Me këto veprime, i pandehuri ka kryer veprat penale: ‘’Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore’’ dhe ‘’Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore apo farmaceutike’’ . I pandehuri B.K., ka qenë nën masën e arrestit shtëpiak që nga data 22 shkurt 2019, deri më 13 mars 2019”, thuhet ndër të tjera në njoftim, transmeton Koha.net.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme