Nga një muaj paraburgim për tregti me armë dhe barna Foto: Alban Bujari / Koha Ditore

Nga një muaj paraburgim për tregti me armë dhe barna

25 March 2019 13:55

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur për caktimin e masës së paraburgimit me nga një muaj kundër të pandehurit F.H pasi ka kryer veprën penale, importimi, eksportimi, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo mjeteve plasëse, njofton kumtesa, transmeton Koha.net.

Ajo po ashtu e ka caktuar këtë masë edhe kundër të pandehurve B.S dhe S.S pasi kanë kryer veprat penale tregtia e ndaluar dhe prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore, transmeton Koha.net.

Sipas njoftimit, i pandehuri F.H në kundërshtim të ligjit të zbatueshëm në lidhje me armët apo materialet plasëse dyshohet se ka furnizuar, transportuar, ndërmjetësuar ose shitur armë dhe revole të tipit “Glock” dhe të tipit “Sik – suver” si dhe një sasi të municionit prej 750 copë.

Të pandehurit B.S dhe S.S pas marrëveshjes paraprake, në intervalin kohor që nga muaji dhjetor të vitit 2018, në qytetin e Prishtinës kishin vënë në qarkullim barërat ose produktet mjekësore pa u bërë kontrolli i nevojshëm nga personi apo enti i autorizuar, gjithashtu të njëjtit pa autorizim kishin shitur, blerë dhe kishin bërë shkëmbimin e barërave dhe produkteve mjekësore.

Gjykata ka konstatuar se lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë është caktuar masa së paraburgimit kundër të pandehurve F.H, B.S dhe S.S pasi që i njëjtit dyshohen për vepër të rëndë penale, andaj po të gjendet në liri ekziston rreziku i ikjes me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale dhe në këtë mënyrë do të pengonte rrjedhën e procedurës penale.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme