Kronikë

Aksident me tre të lënduar në Kllokot

Foto: Koha

Në Kllokot është raportuar për një aksident mes dy automjeteve nga i cili, të lënduar kanë mbetur njëri vozitës si dhe dy pasagjere femra.

Sipas njoftimit, viktimat kanë pranuar tretman mjekësor në spitalin rajonal të Gjilanit, ndërsa një nga pasagjerët si pasojë e lëndimeve të rënda trupore është dërguar për tretman të mëtejmë mjekësor në repartin e ortopedisë - QKUK.

“Me vendimin e prokurorit njëri vozitës i dyshuari mashkull K/Shqiptar, ku pas intervistimit dërgohet në qendrën e mbajtjes”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e dërguar nga Policia, transmeton Koha.net.