Gjilan, lëndohet nga rryma në vend të punës Foto: Koha

Gjilan, lëndohet nga rryma në vend të punës

24 March 2019 10:05

Një person nga Gjilani është lënduar në vendin e punës pasi i njëjti në rrethana të panjohura ka rënë në kontakt me energjinë elektrike, transmeton Koha.net.

Sipas njoftimit të Policisë ngjarja ka ndodhur në rrugën “Marie Shllaku” ku viktima punëtor ndërtimi derisa kishte qenë duke punuar në një objekt banesor i cili është në ndërtim e sipër, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike ku si pasojë ka pësuar lëndime trupore në pjesë të ndryshme të trupit.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në emergjencën e spitalit rajonal në Gjilan, e më pas edhe në QKUK dhe mbetet në tretman mjekësor. Njësitë policore, prokurori i shtetit, dhe Inspektorët e punës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe rasti është duke u hetuar.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme