Kronikë

Pejë, aksidentalisht plagos djalin

Foto: Koha

Një person ka plagosur djalin e tij në këmbë në Dobërdol të Pejës. Ngjarja ka ndodhur pasi i dyshuari ishte duke i trembur disa pëllumba në kulmin e shtëpisë, ku si pasojë e pakujdesisë ka qëlluar djalin e tij, i cili më pas ka pranuar edhe tretman mjekësor, transmeton Koha.net.

Sipas njoftimit të policisë, nga i dyshuari është konfiskuar pistoleta me një karikatorë dhe 15 diabolla kalibër. 4.5 mm. Pas intervistimit i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.