Kronikë

Policia jep detaje për vjedhjen e mbrëmshme në Hajvali

Policia raporton se mbrëmë në orën 20:40 në Hajvali të Prishtinës, ka pranuar informatën se është duke u kryer një vjedhje në një shtëpi.

Tentojnë të vjedhin në shtëpinë e një polici në Hajvali, arrestohen tre persona

Në këtë interval kohor, në të njëjtin lokacion, një zyrtar policor ka hasur në një veturë të ndalur dhe dy persona që po vinin në drejtim të veturës.

Zyrtari policor është prezantuar dhe ka kërkuar legjitimimin e tyre, të dyshuarit kanë shtënë në drejtim të policit, i cili në vetëmbrojtje iu është përgjigjur të shtënave.

Edhe përkundër rrezikut të lartë nga të shtënat, fal reagimit të shpejtë dhe profesional të zyrtarëve policorë ka bërë që të dyshuarit të arrestohen dhe nga intervenimi policor të mos ketë të lënduar. Në konsultim me prokurorin kompetent nga Prokuroria për Krime të Renda është iniciuar rasti dhe dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë.