Për shkak të parave sulmoi nënën e tij, kërkohet një muaj paraburgim Foto: Koha / ilustrim

Për shkak të parave sulmoi nënën e tij, kërkohet një muaj paraburgim

22 March 2019 16:21

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit G.G., për shkak se i njëjti me dashje ka sulmuar fizikisht nënën e tij, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Rasti ka ndodhur me datë 20.03.2019, në Gjakovë, pikërisht në shtëpinë e tyre, ku pas një mosmarrëveshje me nënën e tij rreth disa të hollave të cilat i pandehuri i kishte kërkuar në shtëpi, i njëjti e sulmon fizikisht atë, duke e shtyrë dhe rrëzuar në tokë, deri sa kanë ndërhyrë familjarët për ta ndalur”, thuhet në komunikatë, përcjell Koha.net.

Me këtë ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri G.G., ka kryer veprën penale “Sulmi”, nga neni 187 paragrafi 3. Lidhur me paragr.1 të KPRK-së.

Prokurori i rastit ndaj të pandehurit, ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme