Vjedhësi i çantës me para e celular dënohet me 1 muaj paraburgim Foto: Koha / ilustrim

Vjedhësi i çantës me para e celular dënohet me 1 muaj paraburgim

22 March 2019 11:57

Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit H. A., njofton kumtesa, transmeton Koha.net.

Ekziston dyshimi i bazuar se 23.10.2018 në ora 23:45 minuta, në Gjilan i pandehuri H. A. në bashkëpunim me të miturit A. K. dhe F. B., me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, në mënyrë të vrazhdë kanë marrë çantën të dëmtuarës Sh. S., në të cilën kishte disa të holla dhe një telefon mobil.

Me këto veprime të pandehurit, kanë kryer veprën penale vjedhje e rëndë.

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Përgjithshëm, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit H. A., pasi që po të caktohej ndonjë masë më e butë, i pandehuri mund të ndikonte tek e dëmtuara dhe tek të miturit e lartcekur.

Ndërkohë, gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin për të Mitur ka caktuar masën lajmërim në Stacionin Policor në Gjilan për të miturit A. K. dhe F. B..

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.​

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme