Aktakuzë ndaj dy policëve, dyshime për keqpërdorim Foto: Alban Bujari / Koha

Aktakuzë ndaj dy policëve, dyshime për keqpërdorim

22 March 2019 10:22

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër dy të pandehurve, I.D., dhe B. Sh., për veprën penale “ Keqpërdorimi i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar”, njofton kumtesa.

Sipas aktakuzës, dy të pandehurit I.D., dhe B. Sh., gjatë kryerjes së pozitës zyrtare në cilësinë e zyrtarëve policorë, me datën 06.04.2018, në pikë kalimin kufitar në Qafë Prush, kanë keqpërdorur detyrën zyrtare, duke kaluar kompetencat e tyre, me qëllim që të sjellin dobi pasurore në mënyrë të kundërligjshme për vete dhe për të tjerët, transmeton Koha.net.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të njëjtit kanë përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar më lartë.

Prokurori i Shtetit, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës Themelore në Gjakovë, që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila iu vihet në barrë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme