Kronikë

Gjendet dhe konfiskohet drogë në dy lokacione

Dje janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, një K-Shqiptar dhe një K-Serb.

Arrestimi u bë pasi që gjatë kontrollit tek të njëjtit dhe në dy lokacione është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike: 134 gramë e llojit GHB, 149 gramë substancë narkotike e llojit amfetaminë, 692 gramë substancë narkotike prekursor (përzierës), 204 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë, 17 gramë fara kanabisi dhe një peshore digjitale, thotë raporti i Policisë, transmeton Koha.net.

Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.