Kronikë

Një person vdes pasi vetaksidentohet me kamion në Dollc të Klinës

Foto: Driton Paçarada / Koha / ilustrim

Një person ka vdekur sot në rrugën Pejë-Prishtinë, përkatësisht në fshatin Dollc të Klinës, si pasojë e një vetaksidenti me kamion.

Rastin e ka konfirmuar për KosovaPress edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Xhevat Ibra.

“ Mund të konfirmoj se si pasojë e një aksidenti fatal, një person ka humbur jetën. Personi është I gjinisë mashkullore, shqiptar. Lidhur me detajet është duke punuar njësiti hetimor i Policisë në rajonin e Pejës. Rasti është cilësuar si hetim i vdekjes’, tha Ibra.

Mësohet se viktima është i moshës rreth 50 vjeçare.