Kronikë

Birra të Serbisë ilegalisht në Kosovë, konfiskohen nga Policia

Policia e Kosovës ka ndaluar në fshatin Pasjan një veturë të cilin e ngiste një i dyshuar i nacionalitetit serb, i cili përmes rrugëve alternative nga territori serb ka hyrë në territorin e Kosovës.

Gjatë verifikimit dhe kontrollimit të ngarkesës rezulton se kishte 455 x 0.5 litra shishe birre prodhim serb pa dokumentacion valid.

Me vendimin e prokurorit, automjeti me gjithë ngarkesën është konfiskuar dhe është dërguar në terminalin doganor “Dheu i Bardhë”, kurse vozitësi i dyshuar pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt.