Kontrabandim me mallra në Prishtinë, Prizren, Mitrovicë, Ferizaj e Gjakovë, Policia i kap 17 persona Foto: Ilustrim

Kontrabandim me mallra në Prishtinë, Prizren, Mitrovicë, Ferizaj e Gjakovë, Policia i kap 17 persona

21 March 2019 09:59

Në Prishtinë, Prizren, Mitrovicë, Ferizaj e Gjakovë, Policia e Kosovës ka arrestuar 17 persona për kotnrabandim me narkotikë e mallra tjera. 

Në raportin 24 orësh njofton se 5 prej tyre janë dërguar në mbajtje.

“Njësitet policore në mbështetje të Doganës së Kosovës kanë kontrolluar 32 lokacione të ndryshme me ç’rast kanë arrestuar dhe kanë shoqëruar në Stacionin Policor 17 persona, ku pesë prej tyre janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport të policisë.

Gjatë operacionit, njofton PK-ja, janë gjetur dhe janë konfiskuar 5 armë zjarri, 2 automjete, rreth 1640 kg duhan, makina, filtër, letra për mbështjelljen dhe ambalazh për paketim të duhanit.

“Nuk raportohet për ndonjë incident”, thotë policia.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme