Arrestohen për vjedhje dy të dyshuar në Klinë Foto: Koha

Arrestohen për vjedhje dy të dyshuar në Klinë

20 March 2019 13:39

Policia e Kosovës, konkretisht njësia e hetimeve e Stacionit policor në Klinë, me datë 19.03.2019, rreth orës 17:30 përmes punës operativo-hetimore, ka pranuar informatë se në fshatin Grapc të komunës së Klinës, kishte persona të dyshuar duke kryer vjedhje në shtëpitë e komunitetit serb.

Njësia e hetimeve dhe njësitë tjera policore, menjëherë ju kanë përgjigjur vendit të ngjarjes dhe me të arritur në fshatin Grapc, kanë kapur në flagrancë dy të dyshuar, njëri nga ata i mitur, bëhet e ditur përmes një komunikate për media, transmeton Koha.net.

Gjatë intervistimit, i dyshuar F.A. (1974) ka pranuar se kishte thyer dy shtëpi në atë fshat dhe në njërën shtëpi kishte marrë katër (4) karrika druri dhe një(1) bojler.

Në konsultim me prokurorin e shtetit, me urdhër verbal të gjyqtarit kompetent, është kryer bastisje në shtëpinë e te dyshuarit, ku janë gjetur dhe konfiskuar edhe provat tjera materiale si:

2 bojlera 80 l

1 mikrovalë ‘Royal’

1 shporet i rrymës ‘Sloboda’

8 qese me detergjent me nga 3 kg

8 korrika druri

3 enë për ushqim,

2 bidona plini

1 grirëse e mishit

8 litra shampon për enë

shishe qelqi me alkool, te cilat dyshohet te jenë vjedhur pikërisht në këto dy shtëpi .

Pas intervistimit, i dyshuari F. A. është ndaluar në ndalim policor për 48 orë, ndërsa i mituri është liruar. Po ashtu janë iniciuar dy raste 'vjedhjes së rënda' .

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme