Tre të arrestuar në tri fshatra të Podujevës

Tre të arrestuar në tri fshatra të Podujevës

20 March 2019 13:36

Sot, rreth orës 06:00, në fshatrat Dobrarin, Dumnicë dhe Llaushë të Podujevës, policia ka arrestuar tre persona të dyshuar:

Sipas njoftimit të Policisë, të arrestuarit janë:

*K. B, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, i kërkuar për dy vepra penale -Ngacmim dhe Lëndim trupor;

*E. J, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, i kërkuar për veprën penale Dhënie ryshfeti; dhe

*G. I, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, i kërkuar për veprën penale Lëndim trupor.

Që nga janari i vitit 2019 deri sot policia Rajonale e Prishtinës ka realizuar 1720 urdhëresa të lëshuara nga gjykata, janë arrestuar personat e dyshuar dhe janë proceduar më tej .

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme