Fëmija që u raportua nga nëna si i rrëmbyer në Pejë, gjendet tek babai

Fëmija që u raportua nga nëna si i rrëmbyer në Pejë, gjendet tek babai

20 March 2019 12:51

Një nënë në Pejë kishte raportuar në Polici se i ishte rrëmbyer fëmija i saj.

Në lidhje me këtë rast, pas një pune hetimore me datën 19.03.2019, është identifikuar i dyshuari, i cili është baba i fëmijës, njofton PK-ja.

Sipas të dyshuarit fëmija ka qenë i sëmurë, prandaj e kishte marrë për ta dërguar te mjeku dhe të qëndrojë tek ai disa ditë.

“Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa në prezencë të punëtorit të QPS-së fëmija i është kthyer ankueses, nënës së tij, në gjendje të mirë shëndetësore”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme