Raportohet për zjarr në katër lokacione të ndryshme Foto: Koha

Raportohet për zjarr në katër lokacione të ndryshme

18 March 2019 11:53

Në Gjilan si pasojë e zjarrit është djegur një stallë e kafshëve. Sipas raportit të policisë zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin ndërkaq nuk raportohet për të lënduar, transmeton Koha.net.

Edhe në Podujevë, është raportuar se është përfshirë nga zjarri një pronë e mbjellë me mjedra. Sipas raportit, zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin.

Gjithashtu në komunën e Kamenicës është raportuar që për shkaqe të panjohura janë përfshirë nga zjarri rreth 10 hektarë pyll.

Në të njëjtën komunë, zjarri ka përfshirë edhe një pjesë të malit dhe një fidanishte. Sipas raportit, zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes mirëpo shkaqet mbesin të panjohura.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme