Kronikë

Plagosje e rëndë me kaçavidë

Në rrugën “Avdulla Tahiri”, Gjilan, dje Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin mashkull K-Shqiptar.

Ai, pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht, duke goditur me kaçavidë viktimën mashkull K-Shqiptar, njofton Policia e Kosovës, transmeton Koha.net.

Viktima ka pësuar lëndime të rënda dhe është transportuar në QKUK.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.