Kronikë

Përleshje mes katër personave në Klinë, njëri pëson lëndime të rënda

Foto: Ilustrim

Katër persona kanë mbetur të lënduar nga një përleshje që ka ndodhur pasditen e së premtes në Klinë.

Drejtori i spitalit rajonal të Pejës, Skënder Dreshaj, ka treguar për KTV-në se njëri prej të lënduarve është në gjendje të rëndë shëndetësore, për shkak të lëndimeve të marra dhe për këtë është dërguar në QKUK, ndërsa 3 të tjerët kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe pas tretmanit mjekësor, janë shoqëruar në Polici.

Ndërkaq, zyrtarë të Policisë së Kosovës, duke mos dhënë shumë detaje për rastin, kanë treguar që 4 personat, të cilët kanë qenë të përfshirë në përleshje, janë të lënduar.

Incidenti ka ndodhur rreth orës 15:00, në afërsi të sheshit “Mujë Krasniqi”, në Klinë.