Mori afër 18 mijë euro, ndalohet për mashtrim një burrë në Gjilan Foto: Ilustrim

Mori afër 18 mijë euro, ndalohet për mashtrim një burrë në Gjilan

14 March 2019 15:23

Prokuroria Themelore në Gjilan, sot rreth orës 11h, ka ndaluar të dyshuarin A.RR., në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Mashtrim”, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, bëhet e ditur përmes një komunikate për media, transmeton Koha.net.

“Ekziston dyshimi i bazuar se, në vitin 2015 dhe 2016, në regjionin e Gjilanit dhe Kamenicës, i dyshuari A.RR., gjersa ishte i punësuar në organizatën ndërkombëtare UNHCR – zyra në Gjilan, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, në vazhdimësi ka tejkaluar kompetencat e tij zyrtare, në atë mënyrë që duke e shfrytëzuar detyrën e tij zyrtare, si punëtor në këtë organizatë, ka kontaktuar me personat që kanë statusin “Povratnika – të kthyerit’’, duke i siguruar se ka lidhje me organizatën dhe duke iu premtuar ndërtimin e shtëpive dhe ndarjen e makinave të ndryshme për bujqësi”, thuhet në komunikatë.

Më tutje thuhet se në këtë mënyrë i dyshuari, duke e shfrytëzuar detyrën zyrtare, nga të dëmtuarit R.S., D.S., M.K., ZH.XH., S.S. dhe S.M., ka përfituar shumën prej 17,800 euro.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme