Në Skenderaj arrestohen për drogë dy të dyshuar

Në Skenderaj arrestohen për drogë dy të dyshuar

14 March 2019 15:19

Në orët e mëngjesit të datës 14 mars 2019, Njësia e Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor në Skenderaj, në mbështetje të Njësisë për Reagim të Shpejtë ka zbatuar një urdhër-kontrolli të lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, dega në Skenderaj.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se me urdhër kontrolli është bërë në një shtëpi dhe objekte përcjellëse, që ka rezultuar me gjetjen dhe konfiskimin e një substance të dyshuar narkotike në sasi prej 650 gramë.

Në cilësi të të dyshuarve janë arrestuar:

SH. 27 vjeçar shtetas i Republikës së Kosovës

B. 24 vjeçare shtetase e Republikës së Kosovës

Pas procedurave intervistuese, me urdhër të prokurorit të rastit, të dyshuarit R. Sh., i është caktuar masa e ndalimit policor, ndërsa e dyshuara është liruar për procedurë të rregullt, ku ndaj tyre janë iniciuar raste për ‘blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të substancës narkotike’ dhe ‘pengim i të provuarit apo procedurës zyrtare’.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme