Refuzohen ankesat për hedhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave në rastin e tre të pandehurve Foto: Alban Bujari / Koha Ditore

Refuzohen ankesat për hedhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave në rastin e tre të pandehurve

14 March 2019 15:17

Gjykata e Apelit e Kosovës, i ka refuzuar si të pa bazuara ankesat e avokatëve mbrojtës, për hedhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave, në rastin e të pandehurve P.L. I.I. dhe V.H.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se me këtë, ka mbetur në fuqi aktvendimi i Gjykatës Themelore në Gjakovë, i datës 10.01.2019, e rrjedhimisht edhe aktakuza e Prokurorisë Special, e cila të akuzuarit P.L. dhe I.I. i ngarkon për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtare” nga neni 422 par.2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si bashkëkryes dhe në vazhdimësi. Ndera të akuzuarin V.H. për “Mashtrim në subvencione” nga neni 262 dhe “ Shmangie nga tatimi” nga neni 249 i Kodit Penal të Kosovës.

Gjykata e Apelit, njësoj si gjykata e shkallës së parë, konsideron se nuk ekzistojnë kushtet ligjore për hedhjen e aktakuzës dhe se provat që i janë bashkangjitur asaj nga ana e Prokurorisë, janë të pranueshme. Qëndrueshmëria e tyre do të vërtetohet në seancën e shqyrtimit kryesor, ndërsa në këtë fazë të procedurës penale fajësia nuk mund të supozohet as nga gjykata e as nga palët.

Gjykata e Apelit po ashtu e ka refuzuar si të pa bazuara edhe ankesën e prokurorisë në raport më të akuzuarit tjerë të këtij rasti, ndaj të cilëve ka pushuar procedura penale.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme