Kronikë

Rrahu gruan, arrestohet një burrë në Ferizaj

Foto: Ilustrim

Dje është arrestuar një burrë në Ferizaj me dyshimin se ka rrahur bashkëshorten e tij.

Policia bën të ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor, derisa i dyshuari është dërguar në mbajtje, transmeton Koha.net.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër K-shqiptare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në komunikatë.