Dy raste të vjedhjes së kafshëve në Novobërdë

Dy raste të vjedhjes së kafshëve në Novobërdë

14 March 2019 11:22

Dy vjedhje të kafshëve kanë ndodhur në Novobërdë më 12 e 13 mars, bën të ditur Policia Kosovës përmes një komunikate për media.

Më 12/13 mars nga ora 22:00-05:00 disa të panjohur kanë vjedhur disa kafshë në Novobërdë, transmeton Koha.net.

“Ankuesit, e komunitetit serb, raportojnë se të dyshuar të panjohur iu kanë vjedhur gjedhe (kafshë). Rasti nën hetime”, thotë PK.

Derisa më 13 mars në ora 01:00 një burrë shqiptar ka raportuar se i është vjedhur një kafshë.

“Ankuesi, burrë shqiptar, ka raportuar se të dyshuar të panjohur i kanë vjedhur një gjedh (kafshë)”, thuhet në komunikatë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme