Arrestohet menaxheri i një bastoreje në Gjilan Foto: Koha / ilustrim

Arrestohet menaxheri i një bastoreje në Gjilan

14 mars 2019 11:17

Policia e Kosovës bën të ditur se dje ka arrestuar menaxherin e një bastoreje në Gjilan, pasi që i njëjti kishte urdhëruar punëtorët të hapnin lokalin përkundër që ATK-ja e kishte mbyllur atë.

Rasti raportohet të ketë ndodhur më 2 mars në rrugën Mulla Idrizi në Gjilan, transmeton Koha.net.

“Më 13.03.2019 është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar menaxher i një bastore, pasi që i njëjti kishte urdhëruar punëtorët e tij që ta hapin lokalin të cilin ishte mbyllur nga zyrtarët e ATK-së. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thotë PK.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme