Raportohen të zhdukura dy vajza, në Lipjan e Pejë Foto: Koha

Raportohen të zhdukura dy vajza, në Lipjan e Pejë

14 mars 2019 11:06

Në Lipjan e Pejë raportohet se dy vajza janë zhdukur.

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se rasti në Lipjan ka ndodhur dje rreth orës 23:00, transmeton Koha.net.

“Ankuesja femër K-Shqiptare ka raportuar se përderisa ishte me vajzën e saj viktimën femër K-Shqiptare e moshës së mitur me aftësi të kufizuara është larguar nga ajo dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj”, thotë PK.

Derisa në fshatin Lutogllavë të Pejës më 12 mars nga ora 10:00 është raportuar për zhdukjen e një vajze.

“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se vajza e tij viktima femër K-Shqiptare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj”, thotë PK.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme