Aksident trafiku te Menza e Studentëve në Prishtinë

Gjashtë të lënduar në aksidentin te Menza e Studentëve në Prishtinë

14 mars 2019 08:11
08:43

Gjashtë persona kanë pësuar lëndime të lehta në një aksident trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Eqrem Çabej në Prishtinë.

Këtë e ka konfirmuar për Koha.net zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 07:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Eqrem Çabej në Prishtinë. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit 6 persina kanë pësuar lëndime të lehta trupore”, ka thënë Ahmeti.

Më tutje ajo ka shtuar se sipas ekzaminimeve nga njësiti i trafikut dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të mos respektimit të semaforit.

08:11

Aksident trafiku te Menza e Studentëve në Prishtinë

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash te Menza e Studentëve në Prishtinë.

Në këtë aksident janë të përfshirë dy vetura, të cilat kanë pësuar dëme të vogla, ndërsa nuk dihet nëse ka të lënduar.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme