Për më pak se 1 muaj, në Gjilan gjobiten 888 shoferë e pasagjerë për mosmbajtje të rripit të sigurisë Foto: Ilustrim

Për më pak se 1 muaj, në Gjilan gjobiten 888 shoferë e pasagjerë për mosmbajtje të rripit të sigurisë

Feim Azemi 13 March 2019 14:28

Policia e Kosovës, Njësia e Trafikut Rajonal në Gjilan, ka shqiptuar 888 tiketa gjobitëse ndaj shoferëve dhe pasagjerëve të cilët nuk kanë përdorur rripin e sigurisë.

Gjithashtu është zhvilluar edhe një fushatë vetëdijesuese për këtë çështje.

“Njësitet e trafikut Rajonal në Gjilan janë në implementim e sipër të Plani Operativ, ‘Brezi i sigurisë’ që nga 11 shkurti 2019 dhe gjer më 6 mars 2019, ku gjatë kontrolleve rutinë janë shqiptuar 888 tiketa si ndaj vozitësve ashtu edhe ndaj pasagjerëve që nuk kanë përdorur brezin e sigurisë. Më 6 mars 2019 nga ora 10.00-12.00 në rajonin e Gjilanit ka qenë edhe një ekip nga Ministria e Infrastrukturës nga Divizioni i Trafikut rrugor, dhe Drejtoria e rrugëve në kuadër të Ministrisë së Infrastrukturës ku së bashku me njësitet e trafikut rajonal në Gjilan në rrugën magjistrale Gjilan-Prishtinë dhe në rrugën magjistrale Gjilan-Bujanoc (tek rrethi në dalje të Gjilanit) ka shpërndarë një numër fletushkash vozitësve si fushatë vetëdijesuese me temën ‘vendose brezin e sigurisë, për sigurinë tuaj’”, thuhet në komunikatën e dërguar për media nga Zyra për Informim e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan

Më tutje theksohet se qëllimi i projektit është ngritja e vetëdijesimit gjatë drejtimit të automjetit, si te drejtuesit ashtu edhe pasagjerët të përdorin brezin e sigurisë për t’i ikur lëndimeve me rastin eventual të aksidenteve të trafikut.

Policia ka thënë se aktivitete të tilla në rritjen e sigurisë së pjesëmarrësve në trafikun rrugor do të vazhdojnë edhe më tej me qëllim ruajtjen e jetës së qytetarëve.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme