Me urdhërarrest të Interpolit, në Prishtinë arrestohet një shtetas i Maqedonisë Foto: Koha / ilustrim

Me urdhërarrest të Interpolit, në Prishtinë arrestohet një shtetas i Maqedonisë

13 mars 2019 11:13

Policia e Kosovës mbrëmë rreth orës 20:45 në Prishtinë, ka vepruar ndaj një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Interpoli, duke bërë të mundur arrestimin një shtetasi të Maqedonisë së Veriut.

“Nga njësiti për persona të arratisur, “Fast Kosova”, në bashkëpunim me njësinë speciale, në bazë të urdhërarrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Interpoli, është arrestuar i arratisuri mashkull shqiptar, shtetas i Maqedonisë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme