I plagosuri mbrëmë në Gjakovë, jashtë rrezikut për jetë Foto: Ilustrim

I plagosuri mbrëmë në Gjakovë, jashtë rrezikut për jetë

13 March 2019 10:10

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se më datë 12.03.2019, rreth orës 18:30, në fshatin Marmull të Komunës së Gjakovës, ka ndodhur një vrasje dhe një plagosje me armë zjarri.

I dyshuari A. Gj., nga i njëjti fshat, ka privuar nga jeta T.B., i moshës 40 vjeç dhe ka plagosur një person tjetër A.N., 56 vjeçar.

“Sipas deklaratës së të plagosurit, dyshohet se motivi është pronësor”, bën me dije Prokuroria.

LEXONI DETAJE NGA RASTI 

Kontesti pronësor shkak i vrasjes dhe plagosjes në Gjakovë

Policia, pasi ka bastisur shtëpinë e të pandehurit, e ka arrestuar të njëjtin dhe i ka konfiskuar armën me të cilën i ka kryer veprat.

Nga ana e Njësisë së Forenzikës së policisë rajonale është bërë ekzaminimi i vendit të ngjarjes dhe janë siguruar dëshmitë e nevojshme.

Trupi i pajetë i viktimës, me urdhër të Prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi, ndërsa personi i cili ka mbetur i plagosur është duke u trajtuar në Spitalin “Isa Grezda”, në Gjakovë, dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Sot pritet që prokurori i rastit, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, ndaj të pandehurit të paraqesë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme