Trafikonin Kokainë nga Holanda në Brescia, grupi komandohej nga shqiptarët

Trafikonin Kokainë nga Holanda në Brescia, grupi komandohej nga shqiptarët

12 March 2019 12:33

Policia italiane ka mundur të godasë një grup që merrej me trafikun e lëndës narkotike të llojit kokainë nga Holanda në Brescia. Në total, autoritetet italiane thonë se në pranga kanë rënë 39 persona, 27 prej tyre janë në burg. Policia thotë se 19 prej të arrestuarve janë shtetas shqiptarë, të cilët bënin edhe komandimin e grupit që kishte katër vjet që qarkullonte në tregun italian.

Ky grup ishte më i madhi në vend, përsa i përket katër viteve të fundit. Ky është cilësuar si grupi i dytë më i madhe që bënte trafikun e kokainës në Brescia të Italisë, pas organizatës së Ndragheta-s. Kjo është ajo që del nga operacioni i kryer mbrëmjen e së hënës më 11 mars, nga policia e Brescias, e koordinuar nga Antimafia, ndërsa u arrestuan 39 persona për trafikimin e lëndëve narkotike midis Holandës dhe Italisë.

Sipas hetimeve, është klani shqiptar që menaxhonte trafikun e kokainës në zonën e Brescias, citon media lokale “QuiBrescia.it”. Hetimet flasin për 8 persona që përfunduan në arrest shtëpiak, 27 persona në burg dhe 4 me detyrim paraqitje në policinë gjyqësore. Në çdo rast, shumica e tyre jetojnë në provincën e Bresicas dhe janë zbuluar pas hetimeve katër vjeçare se si funksiononin dy grupe. Midis tyre ishte themeluesi i njërës nga organizatat, ata që transportuan kokainë nga Holanda dhe ata që dhanë mbështetje logjistike duke fshehur dozat e kokainës në një garazh.

Sipas hetimeve, udhëtimet bëheshin çdo dy javë nga Holanda në Brescia, duke ngarkuar 5 kg kokainë në të njëjtën kohë në makinat e modifikuara drejtpërdrejt në Shqipëri falë një mekanizmi të përshtatshëm. Në këtë mënyrë, ato arrinin lehtë Italinë duke shmangur kontrollet. Hetimet e policisë italiane treguan se në disa raste pjesët e timonit duhet të lëviznin dhe dritaret të uleshin vazhdimisht për të gjetur sasinë e fshehur të drogës. Për të gjithë kjo ishte një punë, pasi ata mbanin veten përmes këtij aktiviteti kriminal.

Sipas mediave italiane, shqiptarët e arrestuar në këtë grup trafiku të drogës, janë me precedentë penale, por pavarësisht kësaj ata kanë vazhduar të merren me tregtinë e drogës. Në total ishin 52 persona të dyshuar në të gjithë krahinën e Brescia, duke vënë në dukje se si shqiptarët menaxhuan kokainën dhe brescianët vepronin si punëtorë. Arrestimet u kryen nga Brescia në Montichiari, nga Erbusco në Manerbio dhe deri në Leno, Concesio, Chiari, Coçaglio dhe Castelcovati. /Shekulli

Komentet

Shto koment

Të ngjashme