Dënohet me një vit burgim për tentimvjedhje Foto: Ilustrim

Dënohet me një vit burgim për tentimvjedhje

12 mars 2019 11:34

Gjykata Themelore në Prizren ka dënuar me një vit burgim dhe 500 euro gjobë të akuzuarin D.B. nga Prizreni për shkak të veprës penale ‘vjedhje e rëndë në tentativë’.

Në njoftim theksohet se më 30 dhjetor të vitit 2017, i dyshuari kishte tentuar të kryente një vjedhje, por s’kishte arritur të realizonte planin.

Në rrugën “Xhevdet Berisha” në Prizren, në shtëpinë e të dëmtuarit K.K., i pandehuri D.B. kishte tentuar vjedhjen, duke shfrytëzuar mungesën e prezencës së banorëve në shtëpi. Ai përmes kaçavidës e me përdorim të forcës kishte hapur dyert e oborrit dhe duke tentuar ta hapë roletën e një dritareje, ai kishte dështuar të hynte brenda.

I dyshuari ishte larguar pa u vërejtur nga të tjerët.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme