Arrestohet një burrë në Rahovec për dhunë në familje Foto: Ilustrim

Kërkohet paraburgim për burrin që sulmoi bashkëshorten dhe nënën

05 March 2019 10:55
16:35

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin K.S. për sulm fizik ndaj bashkëshortes dhe nënës së tij.

“Rasti ka ndodhur me datë 04.03.2019, në fshatin Hoqë e Madhe, Komuna e Rahovecit, pikërisht në shtëpinë e tij, ku në gjendje të dehur, pas një mosmarrëveshje me tani të dëmtuarën, bashkëshorten e tij, P.S., e ka goditur dhe rrëzuar atë. Përderisa ka ndërhyrë nëna e tij, duke tentuar ta ndalojë të pandehurin i cili ishte duke e sulmuar bashkëshorten e tij, i njëjti e kishte goditur me një mjet të fortë edhe nënën, R.S.”, thuhet në njoftim.

Me këtë ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri K.S., ka kryer veprën penale “ Sulmi”.

Prokurori i rastit ndaj të pandehurit, ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh.

10:55

Arrestohet një burrë në Rahovec për dhunë në familje

Një burrë i komunitetit serb është arrestuar dje në Rahovec me dyshimin se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe nënën e tij.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 21:15, transmeton Koha.net.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/serb, i cili nën ndikimin e alkoolit (3.18 ‰) fillimisht ka sulmuar bashkëshorten e saj femër shqiptare/shtetase e Republikës së Shqipërisë, e më pas edhe nënën e tij femër K/serbe”, thuhet në komunikatë.

Viktimat nuk kanë pranuar të marrin tretman mjekësor, kurse i dyshuari me vendimin e prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme