Kronikë

Arrestohet një avokat në Prizren, punonte pa licencë

Descriptive Text

Në Prizren, dje është arrestuar një avokat pasi punonte pa licencë.

Policia në raportin 24 orësh thotë se ai është arrestuar pasi që të njëjtit i kishte skaduar licenca e punës dhe kishte prezantuar dokumentin licencën e punës të vëllait të tij me profesion avokat.

“I dyshuari dokumentin e kishte prezantuar brenda në stacion policor, pasi ai kishte shkuar ta përfaqësojë një person të dyshuar për një rast. Pas intervistimit i dyshuari me urdhër të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh.