Kronikë

Arrestohen tre persona në Prishtinë të dyshuar për “rrëmbim, detyrim dhe lëndim trupor”

Në orët e pasdites së djeshme të datës 28 shkurt 2019 nga hetuesit e krimeve të rënda të Sektorit të Hetimeve Rajonale në Mitrovicë, në bashkëpunim me njësitet policore të rajonit të Prishtinës, janë arrestuar tre persona të dyshuar për vepra penale, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Arrestimi i të dyshuarave është bërë në një lokacion në qytetin e Prishtinës, mbi dyshime të arsyeshme për përfshirje në një rast të raportuar me datën 24 shkurt 2019, në zonën e përgjegjësisë të Skenderajt, transmeton Koha.net.

Hetuesit e krimeve të rënda, në bashkëpunim me prokurorin e rastit, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat e kryerjes së veprave penale tanimë të iniciuara si ‘rrëmbim, detyrim, lëndim i lehtë trupor’ dhe ‘përdorim i armës’.

Personat e dyshuar të arrestuar janë:

G. 30 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës

O. 35 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës

M. 38 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës

Pas procedurave intervistuese, nga ana e prokurorit të rastit dy të dyshuarve të parë u është caktuar masa e ndalimit policor, ndërsa i dyshuari A. M., është liruar për procedurë të rregullt.